Putin vizitë Beogradit në janar
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin planifikon që të vizitoj Beogradin në janar të vitit të ardhshëm.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Rusisë Yury Borisov, gjatë vizitës që bëri në Serbi, transmeton Indeksonline.
“Ne shohim këtë bisedë si një hap i rëndësishëm në përgatitjen në vizitën e planifikuar të Putin në janar” tha Borisov gjatë takimit me Ivica Daçiq.
Kjo vizitë e Putin në Beograd do të jetë e para që nga viti 2014. Presidenti serb Aleksander Vuçiq vizitoi Rusinë në muajin e kaluar, ku u prit nga presidenti Putin./Indeksonline/