17:29 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

PZAP: Të hënën merret vendimi për votat e ardhura me vonesë nga diaspora

Të hënën do të dihet fati i votave të ardhura me vonesë nga diaspora.

Kryesuesi i PZAP-së, Mulë Desku për Indeksonline ka thënë se PZAP do të dal me një vendim të hënën lidhur me votat e ardhura me vonesë nga diaspora.

“Vendimi lidhur me votat e ardhura me vonesë nga diaspora ende nuk është marrë nga PZAP, por sipas të gjitha gjasave do të merret ditën e hënë”, ka thënë ai.

Në QNR mbrëmë në mesnatë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave me nevoja të veçanta.

Deri më tani janë numëruar votat e rregullta, votat e diasporës që kanë ardhur në afatin e rregullt kohor, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Nga numërimi i këtyre votatve rezultati i përgjithshëm nxjerr të parën Lëvizjen Vetëendosje, të dytën Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës./Indeksonline/