Qalaj: Sfidë mbetet sigurimi shëndetësor dhe mosha e vjetër e policëve
Ai ka thënë se një nga objektivat kryesore do të jetë rritja e transparencës në polici në të gjitha fushat.
Qalaj ka bërë me dije se sfidë mbeten sigurimi shëndetësor për zyrtarët policorë dhe mosha mjaft e vjetër e policëve.
Për të dyja këto sfida ai pret ndihmën e Qeverisë. Duke folur për anëtarësimin në Interpol, ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që të bëhen pjesë e këtij institucioni.
Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për akuzat që janë bërë nga opozita për emërimin e tij në këtë pozitë.