08:23 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Që 100 vjet luhet futbolli në Kosovë, kjo vaki ngjau për herë të parë

Në ndeshjen Keku – Feronikeli ka ndodhur diçka e pa precedentë.

Sulmuesi Kastriot Rexha arriti të shënonte hat trick nga penalltia.

Kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë në ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Rexha me këta gola ka përforcuar bindshëm vendin e parë në listën e realizatorëve me 17 gola.

Nëse ai e fiton këpucën e artë, do të ishte hera e parë në karrierë që e merr këtë çmim. /Indeksonline/