19:16 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Që nga nesër, furrat e operatorët ekonomik në Rahovec, obligohen ta bëjnë ambalazhimin e bukëve

Drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese, Besnik Hoti, ka bërë të ditur se nga nesër, të gjitha furrat dhe operatorët tjerë ekonomik OBLIGOHEN, që të bëjnë abalazhimin e bukëve dhe produkteve të tjera të miellit.

Gjithashtu, OBLIGOHEN që personelin t’a pajisin me mjete mbrojtëse.

“Inspektorati komunal do të jetë në monitorim, sepse shëndetin e qytetarëve dhe parandalimin e virusit, e kemi prioritet”, ka thënë drejtori Hoti.