23:24 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Qendra e Kosovës për Tranfuzionin e Gjakut, paguan gati 100 mijë euro për qeset e gjakut!

Qendra Kombëtare e Kosovës për Tranfuzionin e Gjakut, përgjatë këtij muaji ka arritur të nënshkruajë një tjetër kontratë.

Furnizimi me qese të gjakut, nuk është se ka kushtuar edhe pak.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T “Medical”, dhe është kurorëzuar për 989.432,00 euro.

Fillimisht për këtë tender janë ndarë 990.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje në këtë tender bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 36 muaj./Indeksonline/