12:37 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Qendra e të sëmurëve mendorë kryen eksperimente seksuale me pacientët

Një qendër kujdesi shëndetësor për njerëzit me probleme mendore, duke përfshirë edhe persona të mitur, akuzohet se ka kryer eksperimente seksuale ndaj pacientëve.

Prokuroria në Ajova të SHBA-së po heton klinikën private të akuzuar se kanë eksperimentuar duke shkaktuar eksitim seksual të pacientëve, tejhidratim, si dhe se i kanë lidhur për të eksperimentuar me ta.

Sipas hetuesve, “Glenwood Resource Center” i ka vënë në rrezik jetët e pacientëve edhe duke i kequshqyer.

Qendra në fjalë ka 240 pacientë të të gjitha moshave, të cilët kanë edhe probleme të tjera fizike, përveç atyre mendore. Gjatë viti 2019 në këtë qendër kanë vdekur 11 persona.