19:30 / E Hënë, 08 Tetor 2018

Qendra e trajnimeve në KEK, me standarde ndërkombëtare

Qendra e trajnimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) posedon laborator, simulator për makineri të rënda, pajisje të tjera për pjesën praktike dhe trajner me licenca ndërkombëtare. Si rrjedhim, kjo qendër ofron disa lloje të trajnimeve profesionale sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, një ndër këto trajnime profesionale është edhe saldimi i cili është shumë i kërkuar si në Kosovë po ashtu edhe në rajon.

Janë disa nga punëtorët e KEK-ut të cilët po trajnohen në mënyrë që të marrin certifikata për saldues profesional. Muharrem Shala, i cili tërë jetën e kaloj duke i shërbyQendra e trajnimeve në KEK, me standarde ndërkombëtareer  Korporatës pohoj se trajnimi ia bëri të  mundur të mësoj shumë më mirë saldimin. Ai tha se “hapat e parë i kamë marrë këtu në Qendrën  e Trajnimit e cila më ka dhënë  njohuri shumë të mëdha” Ai po ashtu  tregon se  gjatë trajnimit mësohet edhe siguria në punë e cila është shumë e nevojshme për punën e salduesit. “Për siguri në punë i  kem të gjitha pajisjet, si helmetën, teshat mbrojtëse, maskën që saldojmë,  dorëzat  mbrojtëse dhe të gjitha pajisjet që janë të nevojshme” ka shtuar Shala.

Sipas trajnerëve kjo qendër ka trajnuar mbi 150 kandidatë të interesuar të cilët më pas edhe janë certifikuar,  ata që duan të jenë pjesë e këtij kursi duhet së pari të kenë një bazë njohurie.

“Kemi trajnuar rreth 150 –  200 saldues  deri më  tani, në trajnim  kanë  marrë pjesë kryesisht  punëtorë të KEK-ut,  por në kohën e fundit marrin pjesë edhe saldues të kompanive tjera, paraprakisht bëjmë  vlerësimin e kandidatëve për me ditë çfarë niveli të shkathtësive dhe njohurie ata kanë, pastaj  e përzgjedhim një kurs saldimi që ju përshtatet nevojave të  tyre aty ku punojnë” ka thënë trajneri Remzi Selimi.

Me zhvillimin e kësaj qendre tani po u mundësohet trajnimi profesional të gjithë kandidatëve të interesuar në Kosovë, theksojnë udhëheqësit e qendrës.

“Qendra  Trajnimeve në KEK është hapur në vitin 2005, në fillim kjo qendër ka pas për qëllim vetëm  zhvillimin e kapaciteteve të korporatës, pra, për nevojat e punëtorëve të KEK-ut. Mirëpo me zhvillimin e qendrës ne  kemi filluar të ofrojmë trajnime për të gjithë kandidatët e interesuar të Kosovës. Në këtë drejtim, vlen të theksohet se ne jemi në bashkëpunim me odën gjermane të Dortmundit dhe sipas kërkesës së kandidatëve në lëshojmë edhe certifikata  ndërkombëtare sipas DVS” theksoi Skender Berisha, koordinatori i kësaj qendre.

Qendra e Trajnimit gjendet në Kastriot dhe për qëllim nuk ka vetëm trajnime në saldim por edhe në shumë profile të  tjera profesionale e të cilat janë shumë të kërkuara si në Kosovë po ashtu edhe në rajon.

Në vazhdim e keni linkun e stories – https://www.youtube.com/watch?v=0OOqov1_e_U

 

Temat: