15:44 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ramadani: Procesi i tranzicionit të FSK-së legjitim dhe gradual

Zëvendësministri i Ministrisë së FSK-së , Burim Ramadani së bashku me komandantin Rrahman Rama dhe këshilltari ushtarak i komandantit kolonel Jeton Dreshaj, po zhvillojnë në një vizitë zyrtare në Slloveni rreth Kampanjës informuese për tranzicionin e FSK-së.

Ata janë pritur nga Ales Mismas, drejtor për Politika në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë ku edhe kanë folur rreth bashkëpunimit por edhe kontributin në sigurinë rajonale që mund të ofrojë transicioni i FSK-së.

Kështu ka thënë në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ministri i FSK-së Burim Ramadani duke theksuar se procesi i transformimit është legjitim dhe proces gradual.

“Vazhdon dokumentimi, informimi dhe bashkëpunimi.

Transicioni i FSK-së do të kontribuojë në sigurinë rajonale, duke bërë Kosovën ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj.

Transicioni i FSK-së është proces legjitim dhe proces gradual, transparent dhe i qëndrueshëm.

Në takim në Ministrinë e Mbrojtjes së #Sllovenisë me Aleš Mišmaš, drejtor i Politikave” ka shkruar Ramadani në postimin e tij./Indeksonline/

Image may contain: 6 people, including Burim R. Ramadani, people smiling, people sitting, table and indoor