Qëndroni si Edi Rama, shkon me atlete e xhinse në një konferencë ndërkombëtare (Foto)
Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën shpeshherë e shohim me veshje interesante në takime me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Xhinse dhe patiket janë bërë ‘specialitet’ i shefit të ekzekutivit shqiptar.
Mirëpo, “në rrugë” të Edit si duket po shkon edhe një kryetar i një komunë të Kosovës, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për të parin e Kamenicës, Qëndron Kastratin i cili në një konferencë ndërkombëtare është parë i veshur me xhinse dhe patike.
Ndryshe, Kastrati, së bashku me disa kryetar të tjerë të komunave, morën pjesë në Kongresin dy ditorë (7 dhe 8 maj) në Ljubljanës.
Konferenca është e organizuar nga UN, mision i UNMIKU-t, kurse qëllimi i këtij takimi ishte Integrimi dhe Bashkëjetesa e Komuniteteve në Kosovë.