Qentë endacak gjejnë ‘strehim’në QKUK, rrezikojnë pacientët (Video)
Qentë endacak edhe më tutje vazhdojnë të shetisin lirshëm në hapësira të ndryshme, dhe jo rrallë herë edhe në vendet më të papërshtatshme.
‘Strehim’ disa nga ta duket se kanë gjetur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në këtë vend, ku kujdesi dhe pastërtia duhet të jenë maksimal rrezikohen edhe të sëmurët, të cilët mund të jenë edhe ‘viktima’ të sulmit.
Kujtojmë se ditë më parë Qeveria ka ndarë 1.3 milionë euro për kujdesin dhe trajtimin e tyre./Indeksonline/