10:47 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qentë endacak shqetësim për banorët e lagjes Kodra e Trimave

Qentë endacak vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët e Prishtinës.

Ata mund të shihen në çdo lagje, madje në grupe gjë që po bën të  frikësohen banorët.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje nga Kodra e Trimave ku shihet një grup i qenve duke u endur nëpër rrugë.

Qytetarët janë ankuar duke thënë se po ndihen të rrezikuar dhe nuk mund të dalin të qetë pasi frikësohen nga ta.

Madje, qentë endacak shihet se po pengojnë edhe qarkullimin e veturave.

Kujtojmë se muaj më parë Qeveria kishte njoftuar se do të luftohet kjo dukuri, duke shpërndarë buxhet për secilën komunë./Indeksonline/