Veturat në “Kodrën e Trimave” parkohen trotuareve, rrezikohen këmbësorët
Veturat e parkuara nëpër trotuare janë një rrezik i vërtetë për këmbësorët.
E një gjendje e tillë është edhe në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku shumë vetura ndalen nëpër trotuare.
Si pësojë e kësaj gjendje, rrezikohen këmbësorët dhe sidomos fëmijët të cilët detyrohen që të ecin në rrugën, ku veturat zhvillojnë shpejtësi jo edhe të vogël.
Në disa fotografi të dërguara na redaksinë e Indeksonline shpërfaqet edhe më mirë gjendja e krijuar në këtë pjesë, e cila sipas lexuesit si dukuri është edhe më e çuditshme kur stacioni i Policisë është fare afër./Indeksonline/