21:37 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Qentë mbysin macen, pronari i kërkon falje në gjunjë 16 vjeçares!

Një moment i tmerrshëm ka ndodhur në Staffordshire kur pronari i dy qenëve ka rënë në gjunjë dhe i ka kërkuar falje vajzës 16 vjecare pasi që qenët e tij e kishin mbytur macen e saj.

Video tregon pronarin e qenve teksa paraqitet në derën e fqinjëve të tyre dhe iu tregon atyre lajmin e hidhur, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Pronari i qenëve shihet teksa ndihet jashtëzakonisht i shqetësuar për ngjarjen tronditëse që ka ndodhur.

Emri i pronarit të qënve deri më tani nuk është raportuar, gjersa policia ka njoftuar se është njoftuar me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar, mirëpo deri më tani nuk ka të arrestuar.

Zonja Boalch ka thënë që kërkim falja nuk mjafton, pasi që qenët ishin plotësishtë jashtë kontrollit dhe herën tjetër mund të jetë ndonjë fëmijë viktimë./Indeksonline/