08:51 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qentë vërshojnë kryeqytetin, ankesa të shumta nga qytetarët (Foto)

Qenët endacak në rrugët e kryeqytetit janë bërë shqetësim për qytetarët.

 

Grupe qenesh endacak po sfidojnë në çdo moment sigurinë e qytetarëve, ku fëmijët janë më të rrezikuar.

 

Qytetarët janë ankuar disa herë në redaksinë e Indeksonline për praninë e madhe të qenve në kryeqytet.

 

Një ankesë të tillë e ka paraqitur sot edhe një prind ku i ka dërguar disa fotografi.

 

Në këto fotografi shihen qenët endacak në ora 8 të mëngjesit të cilët gjenden para stacionit policor në Vranjevc të Prishtinës.

 

Qytetarët kanë ankesa për mosintervenim të komunës lidhur me këtë çështje e cila ka kohë që po i shqetëson kryeqytetasit./Indeksonline/