14:43 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qeveria aprovon vendimin për ndalimin e thëngjillit për ngrohje në Institucionet Publike

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim vendimin për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngorhje në Institucionet Publike.

Ky propozim u mbështet fuqishëm nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi si dhe nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi i cili ka kërkuar që të ndalet ngrohja me thëngjill nëpër shkolla.

Sipas Matoshi kërkesa më e madhe për t’u ndaluar ngrohja me thëngjill nëpër Institucionet Publike ka ardhur pasi që sipas tij “përderisa qytetarëve iu kërkohej të ndalonin thëngjillin si mjet për ngrohje, Kuvendi vazhdonte ta përdorte atë”.

Sipas Matoshit kjo është e rëndësishme pasi që thëngjilli konsiderohjet si mjeti më ndotës i ambientit./Indeksonline/