15:11 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qeveria e kalon në pronësi të Komunës së Prishtinës parcelën për ndërtimin e Ambasadës së Gjermanisë

Qeveria e Kosovës ka bartur në pronësi të Komunës së Prishtinës parcelën me lokacion afër QKUK-së, e cila do të përdoret për tu ndërtuar objekti i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovës.

Bëhet fjalë për parcelën prej 5645 mijë metrave katror, e cila tashmë është në pronësi të komunës.

Kjo parcelë ka qenë pjesë e QKUK-së, por ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka ftuar Qeverinë që ta aprovojë këtë kërkesë, duke pasur parasysh se sa shumë Gjermani i ka ndihmuar Kosovës në shtet formim./Indeksonline/