15:46 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës ndan 112 mijë euro për komunën e Preshevës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 112 mijë euro për komunën e Preshevës.

Këto mjete financiare janë ndarë me kërkesë të kësaj komune të banuar me shumicë shqiptare që është në territorin e Serbisë.

Mjetet do të përdoren për ndërtimin e një parku për fëmijë dhe një “Parku të Paqes” në Preshevë.

Në ndërkohë, është bërë e ditur se tërheqja e kësaj shume do të bëhet nga kategoria e mjeteve rezervë.