12:06 / E Martë, 13 Prill 2021 / AR

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhje

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje, shkruan Indeksonline.

Mbledhja do të fillojë nga ora 13:30, tek ndërtesa e Qeverisë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit.

Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.