14:30 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Qeveria Haradinaj emëron djalin e presidentit Rugova në këtë pozitë

Qeveria e Kosovës ka emëruar Mendim Rugovën koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit.

Po ashtu është emëruar Rexhep Hoti, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Republikën e Kosovës.

Mendim Rugova është djali i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Këto vendime, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka marrë më mbledhjen e sotme, ku përveç vendimeve të lartcekura, u miratua edhe urdhri për obligimin e ministrave, për zbatimin e udhëzimit administrativ për udhëtimet zyrtare.