75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria konfirmon datën se kur do të vjen kryeministri malazez, Dushko Markoviq, në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Drejtoresha e Zyrës për informim në Kryeministri, Donjeta Gashi ka thnënë për “Indeksonline” se vizita tashmë është e konfirmuar dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim.

“Po, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën në javën e parë të muajit shkurt, saktësisht më 6 shkurt. Ai do të takohet me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin”, ka thënë ajo.

Ndryshe, vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave, ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Temat: