08:29 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Qeveria Kurti mblidhet sot, në rend të ditës Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik

Sot nga ora 10:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.

Sipas rendit të ditës në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes

Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT).