12:10 / E Hënë, 26 Prill 2021 / OSH

Qeveria Kurti sot do të anulojë vendimin e Qeverisë Hoti, “shkarkon” një bord

Qeveria Kurti sot do të mbajë mbledhjen e nëntë të saj. Mbledhja është paralajmëruar në orën 14:00 në sallën P-31 të Qeverisë së Kosovës.

Indeksonline mëson se në këtë mbledhje do të merret vendim për anulimin e propozimit të Qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.

Qeveria Hoti kishte propozuar në dhjetor të vitit të kaluar pesë emra, Bahri Anadollin për kryetar, ndërsa për anëtar ishin propozuar Hazir Hajdari, Mark Buzhala, Iliriana Berisha e Faruk Rexhaj./Indeksonline/