18:13 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Qeveria Malazeze deklarohet për kohën e vizitës së kryeministrit në Kosovë

Sot në media është publikuar se kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic do të vizitoj Kosovën në fund të janarit të vitit 2018.

Mirëpo, Qeveria e Malit të Zi ka mohuar vizitën e kryeministrit Dushko Markovic në Kosovë shkruan Indeksonline.

Në një reagim të tyre thuhet se qeveria malazeze mohon që kryeministri I tyre do ta vizitojë Prishtinën në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

“Qeveria e Malit të Zi sot mohoi vërejtjet e medias së Prishtinës se ishte pajtuar që kryeministri Dushko Markoviç të vizitojë Prishtinën në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Afati i vizitës së kryeministrit Dushko Markoviç në Kosovë nuk është arritur” thuhet ne reagimin e Qeverisë së Malit të Zi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.