08:42 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qeveria miraton draftin e rendit të ditës për mbledhjen e përbashkët me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe miratua drafti i rendit të ditës për mbledhjen me Qeverinë shqiptare.

Kjo mbledhje pritet të mbahet me 27 dhe 28 nëntor në Korçë.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në këtë mbledhje ka paraqitur propozimin për rendin e kësaj dite, duke treguar edhe temat që do të diskutohen.

“Do jetë një marrëveshje nga zyra e kryeministrit, një nga ministria e Tregtisë, Ministria e Punëve të Jashtme 4 marrëveshje, një marrëveshje nga ajo e Integrimeve. Pritet që edhe një marrëveshje nga ministria e Diasporës edhe disa marrëveshje nga ministrit të tjera”, ka thënë Limaj.