16:04 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Qeveria miraton projektligjin për konfiskimin e pasurisë

Qeveria e Kosovës pas një debati të gjatë ka miratuar Projektligjin për Kompetenca të Zgjeruar për Konfiskim të Pasurisë.

“Mungesa e konfiskimit të pasurisë ka qenë qendër e kritikave nga shoqëria jone dhe miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë ministri i Drejtësisë.

Sipas Abelard Tahirit, ky ligj deri më tani nuk ka qenë shumë i zbatuar dhe ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime.

Më pas ai ka thënë se me këtë miratim Kosova po tregon mesazh të fortë për luftimin e pasurisë së paligjshme. Edhe Haradinaj e ka vlerësuar si shumë të  rëndësishmen.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pyetur nëse ky ligj është në praktikë edhe nga vendet e tjera të BE-së dhe se ky ligj është në përputhje me kodin penal të Kosovës.

Ndërsa Tahiri ka thënë se ky ligj është vetëm për Kosovën dhe se nuk është e bazuar në asnjë tjetër, pasi sipas tij, shtet e rregulloje ketë ligj veçmas. Tahiri  ka thënë së për këtë projektligj  ka angazhuar tre ndërkombëtarë.

Edhe ministrat Pal Lekaj e Bajram Hasanin kërkuan sqarime nëse projektligji është në harmoni me standardet e BE-së. Pas një kosultimit të kabinetit qeveritar  me vetëm një votë kundër (Bajram Hasani) është miratuar projektligji.