14:41 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndan 300 mijë euro që veteranët të shkojnë në deti e në banja

Qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për t’i dërguar 1 mijë e 200 veteranë në rehabilitim.

Veteranët e luftës me këto mjete duan të shkojnë në det e në banja, shkruan Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kanë pranuar ku është kërkuar nga Qeveria për t’i dërguar veteranët e luftës në pushime në bregdetin e Shqipërisë.“1500 veteranë, shuma është 300 mijë euro. Kam pas bisedë me veteranët. Është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet i vetëvrasjeve të veteraneve. Ata e kanë shpreh këtë kërkesë si ndërhyrje një lloj rehabilitimi”, tha ai.

Gjithashtu është theksuar se  kërkesa është bërë në mënyrë që ata të dërgohen në plazhe të Shqipërisë./Indeksonline/