19:03 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Qeveria ndau vetëm 53 milionë euro për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, në buxhetin prej 2 miliard e 80 milion eurosh i destinuar për vitin 2018, nuk ka ndarë më shumë se 53 milion euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe fillimin e shndërrimi të saj në Forca të Armatosura të Kosovës, shkruan Indeksonline.

53 milion e 667 mijë euro i bie më pak se një për qind e brutoproduktit shoqëror, i cili është një tregues se në agjendën e Qeverisë së Kosovës edhe këtë vite nuk është paraparë shndërrimi i saj në ushtri të rregullt.

Indeksonline merr vesh se sipas planifikimit të buxhetit të FSK-së për vitin 2018, prej 53 milion eurove, 18 milion janë ndarë për investime kapitale, në të cilat nënkupton ndërtimi i objekteve, blerja e pajisjeve për ushtrinë etj.

Prej këtij buxheti 22 milion FSK-ja i ka për paga dhe mëditje dhe i ka rreth 11 milionë euro për mallra dhe shërbime.

Ndërkaq sipas buxhetit dhe parashikimeve për vitin 2019 parashihet një rritje jo më e madhe se sa dy milion euro.

Ndërsa për vitin 2020, ky buxhet parashihet të jetë prej 4 milion euro rritje në krahasim me vitin 2018.

Shumë e njëjtë afërisht ishte edhe vitin që po e lëmë pas, ku buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për FSK-në, ishte 51 milion euro, me anë të të cilit u bë e pa mundur shndërrimin e FSK-së, në Ushtri të Kosovës. /Indeksonline/