14:25 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Qeveria në detyrë, por arsimi në funksion të plotë

Mbrëmë pas rrëzimit të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkarkuar zëvendëskryeministrin Avdullah Hotin.

Me këtë veprim të Kurtit është vënë në mëdyshje se si do të vazhdojnë punën ministritë të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

IndeksOnline ka kontaktuar me zv/ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Jusuf Thaçi për të pyetur se si do të vazhdoj punën kjo ministri.

Thaçi ka thënë se MASHT do të vazhdoj punën.

Ai ka thënë se nuk ka arsyeje që të ç’rregullohet ministria në këtë situatë të rënduar.

“Besoj që po, sepse nuk ka arsyeje që ministria të ç’rregullohet në këtë situatë të rënduar”, tha Thaçi për IndeksOnline.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një postim ka bërë të ditur se nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

“Mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, ka thënë ai./IndeksOnline/