09:30 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria një minutë heshtje për Musliun dhe Ivanoviqin

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Veri të Mitrovicës dhe vdekjen e veprimtarit Jonuz Musliut.

Më pas Qeveria i ka propozuar Kuvendit të Kosovës, kandidatët për anëtarë të bordit të Agjensionit Kosovar të Privatizimit.

Në këtë mbledhje janë edhe disa pika të rendit të ditës, por që zyrtarisht ekzekutivi nuk i ka publikuar ato  para mbledhjes./Indeksonline/