20:06 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria nuk e mohon procedimin e ligjit për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Pas deklaratave se Qeveria Kosovës, do ta procedoj në Parlament nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ka zgjuar reagimin e ashpër të shteteve të Kuintit të cilat kanë deklaruar se një veprim i tillë do ta qoj Kosovën në izolim të plotë.

Ndërkaq vetë zyrtar të Qeverisë nuk e kanë mohuar, por as nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

“No Comment”, ishte përgjigja nga zyra e kryeministrit Haradinaj, në pyetjen se a do ta procedoj Qeveria e Kosovës në Kuvend një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, raporton Indeksonline.

Gjykata Speciale e themeluar më 2015 me vendim të Parlamentit ishte planifikuar të shfuqizohej në fund të vitit të kaluar përmes një nisme të deputetëve të pushtetit. Kishte dështuar të kalonte në Kryesinë e Kuvendit në mungesë kuorumi.

Kishin reaguar ambasadorët e  SHBA-së dhe vendeve të BE-së, duke thënë se një nismë e tillë shkatërron raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare./Indeksonline/