23:16 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria nuk e shqyrton nesër kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Nesër është paralajmëruar se do mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje e cila do fillojë në orën 11:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, gjatë mbledhjes së nesërme nuk pritet të diskutohet për kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Këshilltari për media në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se kjo çështje nuk do të diskutohet, pasi agjenda e mbledhjes së nesërme është caktuar përpara se një kërkesë e tillë t’iu kalonte atyre.

“Jo. Agjenda e mbledhjes së Qeverisë është caktuar më parë”, ka thënë Matoshi.

Ndryshe, javën që shkoi, Kryesia e Kuvendit vlerësoi se kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Speciales duhet t’i kalojë Qeverisë, në mënyrë që kjo e fundit të vendos për të./Indeksonline/