12:14 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qeveria pezullon rritjen e pagave (Foto)

(I plotësuar)- Qeveria e Kosovës ka pezulluar përkohësisht vendimin për rritjen e pagave, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky pezullim bëhet deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, raporton Indeksonline.

“Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Për fat të keq pos atyre që janë në këtë tavoline nga ky vendim preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria. Vendimi për pezullim është i motivuar në respekt të institucioneve” tha Haradinaj.

…………………..

Këto minuta pritet të nis mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës, e paralajmëruar të nis nga ora 12:00.

Si pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtim-propozimi i vendimit për pezullim të përkohshëm të vendimit të Qeverisë, që ka të bëj me rritjen e pagave, shkruan Indeksonline.