08:29 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria: Të ndriçohen sa më shpejt rrethanat e vdekjes së 2 qytetarëve serbë

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

Përmes një komunikate për media, Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në fshatin në Babimovc të Obiliqit në një shtëpi janë gjetur të vdekur dy persona të nacionalitetit serb.

Temat: