09:25 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria tregon nëse Haradinajt i është refuzuar viza nga Britania e Madhe

Avni Arifi, këshilltar i Kryeministrit dhe shef i kabinetit të tij e ka mohuar lajmin që të parit të ekzekutivit, Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për në Britani të Madhe.

Sipas tij, përgjigjja gjithësesi do të jetë pozitive.

“Nuk është e vërtetë. Ne kemi apliku për Britani të Madhe, por nuk kemi asnjë përgjigje pasi merr kohë deri sa të kthehet një përgjigje, kurrkush nuk jep përgjigje brenda ditës. Kemi apikuar para disa ditësh dhe është një procedurë, andaj nuk kemi marrë ende përgjigje. Normal përgjigjen e presim pozitive, pasi nuk ka asnjë arsye negative mos me marr”, ka thënë Arifi për “Indeksonline”