21:20 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / C E

Qeveria ua ndaloj stërvitjet para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ja si do të veproj Drita

Pas triumfit në Superligën e Kosovës, Drita do të zhvilloj ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve, për herë të dytë në histori.

Nga 8 deri me 11 gusht, Intelektualët do të udhëtojnë në Zvicër për fazën e parë të kompeticionit më të rëndësishëm evropian të futbollit.

Por me masat e reja që ka vënë qeveria, Drita penalizohet me stërvitje pasi është ndaluar çdo aktivitet sportive nga 30 korriku.

Drejtori sportive i Dritës, Valon Zymberi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se skuadra ka vazhduar stërvitjet derisa për më tej do të koordinohen me pushtetin lokal.

Po i kemi pa edhe në media vendimet e qeverisë por që ne kemi vazhduar me stërvitje edhe sot dhe do të vazhdojmë sigurisht. Ajo që ne mund të bëjmë është që në koordinim me pushtetin lokal të bëjmë një zgjidhje në mënyrë që mos të pengohemi për të vijuar stërvitjet sepse ne kemi gara ndërkombëtare dhe një vendim i tillë është i palogjikshëm”, ka thënë Zymberi.

Drita do të ketë problem edhe në udhëtimin në Zvicër pasi shtetasit e Kosovës duhet të karantinohen kur të hyjnë në vendin helvetik.

Por Zymberi thotë se do të respektojnë rregullat e shtetit zviceran dhe ato të vendosura nga UEFA.

Ne edhe udhëtimin duhet ta bëjmë me rregulla strikte që na ka rekomanduar UEFA, ku do të udhëtojmë me qarter, gjithashtu do të kemi hotelin e veçantë me dhoma njëshe  në mënyrë që të respektohen rekomandimet e UEFA-s dhe shtetit zviceran”, ka thënë drejtori i Dritës.

Drita merr pjesë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve për herë të dytë Brenda tri viteve. /IndeksOnline/