11:26 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qindra persona në tregun e Bresjes, s’respektohet asnjë masë

Pavarësisht se rreziku i përhapjes së virusit COVID-19 është tejet i lartë dhe për këtë arsye Qeveria e Kosovës mori edhe vendime të reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, dikujt kjo s’po i bën përshtypje.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot te tregu në dalje të Fushë-Kosovës, saktësisht në afërsi të Bresjes.

Në një video të dërguar në redaksi të Indeksonlinet shihet numër i madh i njerëzve të mbledhur aty, madje shumica prej tyre pa maska dhe pa distancë me njëri-tjetrit.

Rreziku i përhapjes së koronavirusit është edhe më i lartë në momentin kur njerëzit bëhen bashkë në turma, por edhe pse numri i të infektuarve është 3 mijë e 703 persona dikë s’e ndalon as kjo gjë.

Numri i viktimave nga COVIDI-19 ka shkuar në 79, ndërsa Klinika Infektive në QKUK është e stërgarkuar./Indeksonline/