16:01 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qindra policë zbarkojnë në Cërrkolez të Istogut

Për t’a kundërshtuar ardhjen e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë të Skenderajit sot nga protestues të shumtë nga rajoni i Drenicës u bllokuan të gjitha rrugët, duke përfshirë edhe ato dytësore, të cilat Vuçiq tentojë t’i përdorë si alternative për të realizuar vizitën në Banjë.

Për këtë situatë u mobilizuan në numër të madh edhe forcat policore të Kosovës.

Mirëpo, pasi këta të fundit kanë kryer misionin për sot, tani Indeksonline ka siguruar pamje të forcave policore të cilët zbarkojnë në fshatin Cërrkolez të Komunës së Istogut.

Ndërkohë, sa i përket situatës lidhur me vizitën e presidentit serb në rajonin e Drenicës, policia e Kosovës ka dhënë informacion zyrtar për këtë çështje.

“Policia e Kosovës i ka ndermarr të gjitha masat e nevojshme për realizim dhe implementim të këtij vendimi të institucioneve shtetërore”, ka thënë policia sot për Indeksonline.

Kujtojmë, se delegacioni serb ka lëshuar territorin e Kosovës rreth orës 13:50. Këto zhvillime politike fatmirësisht nuk kanë sjellur asnjë incident në vend.

Më poshtë mund të shikoni pamje të zbarkimit të forcave policore në Cërkolez të Istogut: