13:23 / E Mërkurë, 22 Maj 2019

QKMF-ja e Obiliqit furnizohet me 36 mijë euro pajisje mjekësore

Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Obiliq ka nënshkruar kontratën e radhës.

Kjo kontratë ka të bëjë me furnizim me pajisje mjekësore për këtë QKMF, transmeton Indeksonline.

E vlera e këtij tenderi është 36 mijë  e 43 euro.

Ky tender i është besuar operatorit N.SH.T “Made-Kos”, D.E MARCIT me adresë në Prishtinë./Indeksonline