15:48 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

QKUK largon nga puna kardiologun Gani Bajraktari

Komisioni Disiplinor i QKUK-së i ka ndërprerë marrëdhënien e punës kardiologut Gani Bajraktari.

Në një përgjigje të SHKUK-së për Indeksonline, kanë konfirmuar se pas shqyrtimit, kanë marrë vendim që kardiologut Bajraktari t’i shqiptojnë masën disiplinore.

“SHSKU ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK së, pas shqyrtimit të rastit ka marrë vendim që te njëjtit t’i shqiptohet masa disiplinore, ndërprerje e marrëdhënies së Punës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, rasti ishte proceduar pas ankesave të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë./Indeksonline/