07:46 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

QNR-ja, do të kërkojë rinumërim votash edhe të vendvotimeve të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës njëra nga temat është edhe shqyrtimi i rekomandimit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate për të rinumëruar disa vendvotime.

Deri tashti, s’dihet saktë numri i vendvotimeve që do të kërkohet për t’u rinumëruar e as arsyeja.

Ndryshe, në orët e para të ditës së sotme, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.

13241 është numri i fletëvotimeve të vlefshme nga votimi përmes postës. LVV-ja ka marrë 7.030 vota, LDK-ja 2158 vota, PDK-ja 2139, Nisma-AKR-ja 916 vota dhe AAK-PSD-ja 555 vota.