08:13 / E Hënë, 29 Mars 2021 / C E

Qumili kujton takimin e fundit me Cimën: Këtu përfundove përformancën

Aktorin e ka kujtuar sërish kolegu i tij Sevdai Radogoshi – Qumili, përmes një fotografie të publikuar ai zbuloi momentin e fundit të takimit me të në skenë.

Për herë të fundit u takuam, për herë të fundit u fotografuam, këtu e përfundove performancën”, ka shkruar Sevdai Radogoshi-Qumili në fotografinë që ka postuar.

Rikujtojmë se, Rasim Thaçi – Cima vdiq të premten (26 mars) nga COVID-19, teksa po qëndronte prej ditësh i shtrirë në spital.

Ai ka lënë pas një karriere të bujshme profesionale si aktor, për të mos harruar kontributin e tij si profesor e futbollist vite më parë.