11:16 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Quni e Haskuka vazhdojnë takimet, i çojnë selam Prishtinës!

Derisa në Prishtinë dy liderët e partive politike VV dhe LDK s’po arrijnë të gjejnë një komprimis për ndarjen e pushtetit, përfaqëues të këtyre subjekteve në Prizren vazhdojnë takimet madje edhe darkordimet.

Është deputeti njëherësh kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni ai që sot ka publikuar një fotografi me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili vjen nga radhët e VV-së, derisa shkruan:

“Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka.

Si dy partnerë në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit t’u ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”./Indeksonline