Qymyr në mes të Prishtinës, reagon Memli Krasniqi: Tani jo kerret po e ndotin ajrin!
Cilësia e ajrit në vendin tonë, veçmas në kryeqytet vazhdon të jetë alarmante.
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit shihet si rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e njeriut, ndërsa është vet faktori njeri ai që është ndotësi më i madh i tij, shkruan Indeksonline.
Në lidhje me këtë përmes një instastory ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Rupublikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka postuar një instastory ku shihet një grumbull qymyri e ku ka shkruar: Në mes të Prishtinës qymyr, tani jo kerret po e ndotin ajrin, qeto kerre janë edhe verës.
Ndryshe vitin e kaluar për shkak të ruajtjes së ambientit në mënyrë që ajri të jetë sa më i pastër, u ndalua përdorimi i thëngjillit, në të kundërtën përdoruesit edhe do të sanksionoheshin.
Kujtojmë që dimrin e kaluar, Prishtina ka qenë një nga qytetet më të ndotura në botë./Indeksonline/