08:15 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qytetarët djegin produktet serbe në Kaçanik, shikoni momentin

Pas vënies së taksës prej 100% ndaj produkteve serbe, Kaçanikasit kanë vendosur t’i bojkotojnë tërësisht produktet e Serbisë.

Përmes një video të postuar në rrjete sociale, shihet se si disa qytetarë të kësaj komune djegin produktet e Serbisë, transmeton Indeksonline.

Vendimi i Qeverisë për vendosjen e taksës ndaj importit të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës është mbështetur nga të gjithë.

Ndërsa, BE-ja e ka kundërshtuar këtë duke kërkuar tërheqje të vendimit./Indeksonline/