13:32 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Qytetarët në Greqi: Nuk kemi ndjerë tërmet më të fortë, u tmerruam

Tërmeti i cili goditi sot Greqinë u ndje veçanërisht në Thesali, si pasojë banorët u larguan nga banesat e tyre.

“Kurrë nuk kemi pasur një tërmet të kësaj shkalle në zonën tonë. Kishte lëkundje të forta që zgjatën. Të gjithë janë jashtë, ne kemi frikë të hyjmë në shtëpitë tona”, deklaron një banor nga Karditsa.

I pyetur nëse qyteti i Palamas është dëmtuar, ai theksoi se po kontrollohet i gjithë qyteti nësë ka dëme.