15:26 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Qytetarët po presin më shumë se tri orë në kufi

Ndonëse vera e këtij viti po karakterizohet më shumë me shi se sa me diell, si çdo vit mërgimtarë të shumtë vijnë e dalin nga Kosova.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, kolonat për të hyr në Kosovë nuk janë aq të gjata, sa janë ato në dalje, shkruan Indeksonline.

Kështu, në pikëkalimin kufitar të Merdarës, përderisa për të hyr në Kosovë duhet të pritet 30-40 minuta, gjendje tjetër paraqitet në dalje.

Qytetarët që dalin nga Kosova përmes kësaj pike duhet të presin më shumë se 3 orë, apo 180-200 minuta. Kolonat raportohet se në hyrje janë 80 metra, kurse në dal 1000-1200.

Pika tjetër kufitare të ngarkuara me qytetarë, janë edhe Muçibaba dhe Dheu i Bardhë. Në hyrje te këto pika, pritjet janë 30-40 minuta, kurse në dalje 40 minuta deri në 1 orë.

Kujtojmë se sidomos gjatë ditëve të verës, vërehet dukshëm fluks  i shtuar i qytetarëve që kalojnë nëpër pikëkalimet kufitare të Kosovës, derisa pritjet ndodh të zgjasin deri në 5-6 orë. /Indeksonline/

 

Temat: