11:12 / E Hënë, 23 Janar 2023 / L K

Qytetari gjen portofolin më një shumë të konsiderueshme parash dhe i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në stacionin policor një qytetar me inicialet A.B, kishte gjetur një portofol më një shumë të konsiderueshme parash dhe i njëjti i kishte dorëzuar ato në stacion.

PK-ja bëri të ditur se parat i janë kthyer pronarit.

“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.

Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.