12:20 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Qytetari pren gishtin, pasi gabimisht votoi një parti tjetër

Një votues hoqi gishtin e tij pasi hedhi votën e tij gabimisht për partinë politike në zgjedhjet e përgjithshme të Indisë.

Pawan Kumar tha se ishte i hutuar nga simbolet e ndryshme dhe gabimisht shtypi butonin për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP) gjatë votimit të enjten, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se donte të votonte një parti tjetër, të udhëhequr nga kryeministri Narendra Modi.

Për shkak të votimit të gabuar, ai preu gishtin e tij./Indeksonline/