19:34 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qyteti i madh i Kosovës pa rrymë që gjashtë orë

Reduktimet e rrymës këto ditë kanë qenë më të shtuara, sa që detyruan edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Qyteti i Podujevës është ndër qytetet që ka pësuar keq nga këto reduktime, shkruan Indeksonline.

Podujeva që nga ora 13:00 është pa energji elektrike. Terri në këtë qytet po vazhdon edhe në këto orë dhe ende nuk dihet se kur do të mbarojnë këto reduktime.

Duke e ditur që Kosova është ndër shtetet me më së shumti rezerva të qymyrit në botë, këto reduktime janë të papranueshme./Indeksonline/